Detaje të reja nga vrasja e Valter Lleshit/ Rindërtohet skema e atentatit, 45-vjeçari zbriti në një lokal dhe…

Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë ku u ekzekutua me arme zjarri Valter Lleshi.

Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit.

Sipas burimeve hetimore, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku punonte.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×