UEFA Conference League / Elbasani, Vllaznia & Dinamo City njohin rivalët e raundit të parë kualifikues

Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City, ekipet shqiptare që janë pjesëmarrëse në UEFA Conference League njohën pasditen e sotme kundërshtarët e raundit të parë në këtë kompeticion.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, nënkampionët e Shqipërisë u vendosën përballë ekipit bjellorus të Bate, Dinamo City përballë ekipit të Astanës ndërsa Vllaznia do të luajë kundër ekipit të Malishevës.

Të treja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi ndërsa sfidat e kthimit do t’i luajnë në transfertë.

Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 korrik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×