36 vite pritje, Austria triumfon në sfidën e parë të Botërorit, thyen 3-1 Jordaninë

Austria e ka nisur me sukses pjesëmarrjen në Kupën e Botës në këtë edicion, duke regjistruar një fitore 3-1 ndaj Jordanisë. Një sukses që i mungonte përfaqësueses austriake që nga Botërori 1990 e që tregon se ekipi i Rangnik ka pretendime të tjera në këtë edicion.

Nuk ishte një fitore e lehtë pasi Jordania dhuroi një paraqitje shumë të mirë ndaj austriakëve edhe pse këta të fundit kaluan të parët në avantazh me Shmid në fraksionin e parë të lojës. Jordanezët iu afruan disa herë golit dhe barazuan me anë të Oluan në pjesën e dytë, por u ndëshkuan në momentin më të mirë, kur ishte Al Arab ai i cili me një autogol mposhti portierin e vet.

Në fund, kishte lavdi edhe për Marko Arnautoviç, i cili me një penallti vulosi suksesin 3-1 për austriakët, që barazojnë kështu Argjentinën në kuotën e 3 pikëve në kreun e grupit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×