Zyrtare/ Bernardo Silva vendos për të ardhmen, portugezi lë City-n për ekipin mbretëror

Me zyrtarizimin në stol të portugezit Jose Mourinho, Real Madrid nuk di të ndalet në merkato. “Los Blancos” kanë zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e Bernardo Silva, mesfushorit portugez të cilin e transferoi me parametër zero nga radhët e Manccester Sitit.

“Real Madrid dhe Bernardo Silva kanë arritur një marrëveshje që ai të bëhet një futbollist i Real Madrid për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, shkruhej në njoftimin e madrilenëve që zyrtarizonte këtë afrim.

Bernardo SIlva fillimisht ishte në bisedime me klubet italiane, por më pas nisi negociatat me Atletiko Madrid e Barcelonën. Katalansit u dukën shumë pranë firmës me të, por ndërhyrja e menjëhershme e Realit me kërkesë të Murinjos bëri që ai të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte te Reali pikërisht atëherë kur mendohej se do të firmoste me rivalët e tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×