
Botërori nisi me spektakël që në ndeshjet e para. Franca mori tre pikët e para pas fitores 3-1 ndaj Senegalit, ndërsa më vonë Argjentina dominoi Algjerinë me rezultatin 3-0, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Messit, i cili realizoi të tre golat e takimit. Trajneri Shpëtim Duro bëri analizën e tij në Botërori Amerikan.
“Messi është i kompletuar, nuk ka patur asnjë që ka fituar siç ka fituar ky. Është shumë e vështirë të arrihet. Messi jo vetëm që shënon, por jep edhe asiste. Ai me siguri është mërzitur kur u largua nga fusha, pasi do donte të shënonte më shumë.
Unë pashë Argjentinën, në fazën sulmuese ishin perfekt, në mbrojtje ishin perfekt. Këto janë ekipe kompakte. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Francën”- tha Duro.
and then