Pritje spektakolare në Stamboll, Muriqi rikthehet te Fenerbahçe pas 6 sezonesh

Vedat Muriqi do të vijojë karrierën e tij në Superligën turke te Fenerbahçe. Klubi turk ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, i cili mbërriti në Stamboll mbrëmjen e së enjtes, aty ku u prit nga mijëra tifozë, të cilët i dhuruan një pritje spektakolare ndaj një prej lojtarëve të tyre më të dashur. Kujtojmë që sulmuesi dardan ka luajtur në sezonin 2019-2020 me “kanarinat” e Stambollit, aty ku arriti të  realizonte 15 gola në 32 ndeshje.

Këtë të premte Muriqi do ti nënshtrohet vizitave mjekësore e do të finalizojë detajet e fundit të kontratës me drejtuesit e Fenerbahçe. Kujtojmë që 32 vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mire në La Liga te Majorka, ku megjithëse skaudra e tij nuk shpëtoi dot rënies nga kategoria, ai shënoi 23 gola në 37 ndeshje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×