“Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”/ Shqiptarët ultimatum Ramës të japë dorëheqjen, atleti David Nikolli denoncon: Më hoqën nga puna sepse dola në protestë!

Atleti David Nikolli ka denoncuar se ndaj tij janë marrë masa pas pjesëmarrjes në protestat që vijojnë prej 22 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në një video postim në rrjetet sociale, atleti është shprehur se për shkak të pjesëmarrjes në protestë është larguar nga detyra, por ka bërë me dije se këtë çështje do ta ndjekë ligjërisht.

“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës së pushtetit.

Unë si kampion që kam përfaqësuar vendin tim me krenari dhe kam dhënë gjithçka në sport, sot përballem me këtë padrejtësi.

Jam kampion i Ballkanit me 8 medalje, kam 12 rekorde kombëtare dhe vetëm pak ditë më parë fitova kampionatin kombëtar shqiptar në dy gara.

Më hiqet puna shtetërore dhe nuk më njihen titujt vetëm sepse kam dalë të protestoj me të rinjtë si qytetar i lirë.

Këto padrejtësi ndaj meje dhe ndaj të rinjve do të dënohen ligjërisht bashkë me avokatët e mi. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e mia.

Mos u shqetësoni, koha do t’i rregullojë të gjitha.

Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×