Plas grushti në Vlorë, disa persona konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, shoqërohen në komisariat

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë. Disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tension dhe shqetësim në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×