
Harry Kane ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern-in, ndërsa zërat e merkatos rreth tij janë edhe më të shpeshtë. Fakti që statistikat e Kane janë të një lojtari në kulmin e karrierës dhe situata e tij kontraktuale e kanë kthyer 32-vjeçarin në një “atraksion” të vërtetë për të gjitha ekipet që janë në kërkim të një numri nëntë.
Mes ekipeve në fjalë është edhe Barça, e cila thuhet se ka arritur që të kontaktojë me agjentin e sulmuesit të Anglisë. Nëpërmjet një telefonate klubi katalanas ka mësuar se Kane për momentin është i fokusuar në Botërorin 2026 dhe se pas këtij eventi do të jetë i përqëndruar në bisedimet me Bayern-in për të arritur që të finalizojnë rinovimin e kontratës.
and then