Deklaratë tronditëse, ish-mesfushori shqiptar kundër Xhakës dhe Shaqirit: Nuk e bëra shqiponjën, do i pengoja

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u panë si heronj në verën e vitit 2018, pasi i shkaktuan Serbisë një humbje me përmbysje 2 me 1 në Botëror. Golat e pjesës së dytë u festuan me shqiponjë nga futbollistët shqiptarë të Zvicrës.

Pjesë e ekipit nga minuta e parë ishin edhe Blerim Xhemaili e Valon Behrami. Ky i fundit ka shokuar me deklaratën e fundit.

“Sikur ta kisha ditur që do të festonin me simbolin e shqiponjës në Rusi 2018, do të kisha bërë diçka për t’i penguar. Unë nuk dija asgjë. Sapo kishim shënuar gol, vrapuam dhe ndodhi çdo gjë aty. Unë isha i vetmi që nuk e bëra shqiponjën.

Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, akoma nuk e kishim kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Më pas na njoftuan se mediat kishin shkaktuar një furtunë, dhe aty nisën problemet”, u shpreh Behrami për “RSI Sport”.

41-vjeçari i lindur në Mitrovicë është aktualisht pjesë e Uatford në Angli. Atje mban postin e asistenit ekzekutiv të drejtorit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×