Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar

Holanda do përballet me Marokun, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin. Në Botërori Amerikan, legjenda Ledio Pano gjatë bisedës me Trevisa Tufën tha:

“Të gjitha ekipet i ke të vështira. Nëse andej është Brazil e Angli, në krahun tjetër ke Francë, Gjermani. Maroku ka ekip të fortë, është 4 vite më i maturuar. Të gjithë duan të shkojnë deri në fund. Është ndeshje interesante, është ndeshje për t’u parë.

Ne jemi mësuar që Holandën ta shikojmë me yje, nuk e ka më atë potencial. Tani është munduar që të krijojë një grup sa më solid. Ka shumë djem të rinj. Ndaj Marokut është në vështirësi, por do bëjë maksimumin. E ka mundësinë për ta fituar”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×