Zbardhet ngjarja në Pogradec/ Tentuan të vrisnin 35-vjeçarin, arrestohen dy autorë të dyshuar, dy të tjerë në kërkim

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri të një 35-vjeçari në Pogradec, duke identifikuar katër autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët rezultojnë me precedentë penalë për krime kundër personit.

Në pranga kanë rënë Nikolas Agolli, 24 vjeç, banues në Buçimas, dhe David Prifti, 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ndërsa janë shpallur në kërkim M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, dhe E. A., 22 vjeç, banues në Buçimas.

Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe nën drejtimin e Prokurorisë, katër të dyshuarit, për shkak të konflikteve të mëparshme me shtetasin Brian Syzo, 35 vjeç, kanë tentuar ta vrasin duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij, teksa ai ndodhej i parkuar në lagjen nr. 3 të qytetit.

Policia bën të ditur se një prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndjekjes së pandërprerë nga efektivët.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete dhe gjashtë aparate celularë.

I plagosuri vijon të marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×