Detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ Humb jetën shoferi i autobusit, dyshohet se pësoi infarkt. 6 pasagjerë në gjendje të rëndë, intubohet një fëmijë

Si pasojë e aksidentit në afërsi të QTU-së ka humbur jetën shoferi i autobusit. Raportohet se drejtuesi humbi kontrollin e mjetit pasi pësoi arrest kardiak.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se aktualisht të shtruar janë 12 persona, mes tyre një fëmijë, i cili është futur në intubim.
6 nga të lënduarit janë në sallat e operacionit me dëmtime të rënda dhe 5 të tjerë raportohet se janë në Urgjencë me dëmtime më të lehta.
Aksidenti ka ndodhur në drejtimin Durrës-Tiranë, pranë fshatit Yrshek të Kasharit.
Nga përplasja e fortë, trafikndarësja ka përshkuar tejpërtej autobusin që vinte nga Berati dhe për nxjerrjen e pasagjerëve po punojnë forcat zjarrfikëse. Siç shihet edhe nga pamjet, për nxjerrjen e autobusit nga kanali, në vendngjarje ndodhen edhe disa mjete më funksion të veçantë të llojit vinç.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×