VIDEOLAJM/ Protestuesit në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme, vendosin trëndafila te kangjellat e SPAK-ut

Ashtu siç njoftuan dje, qytetarët kanë zbarkuar sot te SPAK ndërsa kanë protestuar për nisjen e hetimeve për rastin e ‘The Albanian Files’, libri që sipas tyre është provë për kapjen e shtetit.

Ata në shenjë simbolike në mbështetje të punës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, kanë vendosur trëndafila në kangjellat e godinës.

Qytetarët dorëzuan sot librin “Albanian Files” të firmosur nga protestuesit dje në shesh, si ‘provë’ e kapjes së shtetit. Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta e cila organizohet çdo ditën në Tiranë, kundër Ramës. Kjo është protesta e 32 , e cila vijon pandalur nga shqiptarët me një mesazh të qartë, largimin e Ramës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×