Zyrtare/ Eleminimi nga Maroku sjell pasoja për “tulipanët”, Ronald Koeman njofton dorëheqjen

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Maroku në fazën e 1/16.

Holanda kishte të gjitha mundësitë për të bërë një rrugëtim të suksesshëm në turne, por Maroku e mposhti me rezultatin 3-2 pas penalltive, pasi ndeshja e së hënës në Monterrei përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve.

“Natën e kaluar mora vendimin për t’i dhënë fund detyrës sime si trajner i kombëtares së Holandës”, deklaroi Koeman, 63 vjeç, në një postim në Instagram.

“Ne të gjithë ndanim ëndrrën për të bërë histori në këtë Kupë Bote, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia përfundimtare bie mbi mua.”, ishin disa nga fjalët e ish teknikut tashmë të “tulipanëve”.

Njoftimi Hollanda
 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×