Wimbledon/ Nuk ka surpriza në raundin e 2-të, kualifikohen Sinner, Djokoviç dhe Medvedev

Nuk pati surpriza as në raundin e dytë të grand slam të Wimbledon, të zhvilluar të mërkurën. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Nuno Borges. Ndryshe nga ndeshja ndaj Keçmanoviç, këtë herë nuk pati asnjë problem për numrin 1 të botës, me Sinner që triumfoi në 3 sete 7:6; 7:6 dhe 6:4. Një biletë për në raundin e tretë siguron edhe serbi Novak Djokovic, që mundi po 3-0 Stefanos Tsitsipas. Pa probleme avancon më tej edhe kanadezi Felis Auger Aliassime. Fitore me përmbysje e rusit Daniil Medvedev, që mundi 3-1 Daniel Aguilar, ndërkohë që më tej kualifikohen edhe italiani Flavio Cobolli, amerikani Tommy Paul e hungarezi Hubert Hurkacz.

Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 ndaj McCartney Kessler. Sabalenka triumfoi në dy sete 6:1 dhe 7:6 për të siguruar biletën për raundin tjetër. Po 2- 0 fitoi edhe tenistja japoneze Naomi Osaka, ndërsa amerikania Coco Gauff mundi 2-1 Solana Sierra. Në raundin e tretë shkon edhe tenistja tjetër amerikane Jessica Pegula, ndërkohë që spikat eliminimi i ruses Mirra Andreeva. Fituesja e Roland Garros u mund 2-1 nga Barbora Krejcikova.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×