Plas keq në Botëror, ylli i ekipit tërhiqet nga kombëtarja: Për sa kohë që ky staf teknik do të jetë në krye…

Senegali u trondit pas humbjes me përmbysje ndaj Belgjikës. Dhe pse udhëhiqte 0 me 2 deri në minutën e 85-të, në fund e pa veten të eliminuar nga Botërori. Belgjika e fitoi sfidën 3 me 2 pas shtesave.

Pape Gueje, i cili është një nga lojtarët më të vlerësuar të Senegalit, ka shpërthyer ndaj trajnerit dhe stafit të tij.

“Do të rikthehem për t’ju thënë disa fjalë lidhur me eliminimin… por sot po njoftoj se, për sa kohë që ky staf teknik do të jetë në krye, unë do të bëj një pauzë nga kombëtarja”, shkruan mesfushori i Vijareal.

Pape Thiaw është trajneri i ekipit. Ky i fundit drejton që nga viti 2024.

Screenshot 2026-07-02 090755



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×