“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllet protesta e 33-të para Kryeministrisë! Nis marshimi, qytetarët drejt komisariatit nr.3: Do të rrimë deri në lirimin e të arrestuarve!

Është mbyllur protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë nisur një marshim paqësor drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej personave të arrestuar gjatë protestës së sotme.

Nga podiumi, organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve që marshimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Nga ky moment do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. T’u tregojmë se ne jemi më paqësorë se policia. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”, ishte mesazhi i përcjellë para nisjes së marshimit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×