
Sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Austrisë. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek përballja e radhës me Portugalinë e Ronaldos.
“Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, si në lojën tonë ashtu edhe në intensitetin tonë, por e dimë cilësinë që kemi dhe nuk kemi frikë nga asnjë skuadër – ne jemi Spanja. Duhet ta vërtetojmë në fushë, por ne besojmë në vetvete.
“Do të ishte një nder të luaja kundër Cristianos, sigurisht, por unë jam i përqendruar në fitoren e ndeshjes dhe nuk më intereson se cili prej nesh avancon”.
and then