Tjetër kthesë për të ardhmen e Kristjan Asllanit, Interi i beson menaxherit të Lukakut

Interi kërkon shitjen e kartonit të Kristjan Asllanit. Për këtë menaxheri i njohur italian, Federiko Pastorelo, u paraqit sot në selinë e zikaltërve.

Pastorelo ka marrë detyrën që të dërgojë oferta për Benjamin Pavard dhe Asllanin, dy lojtarë për të cilët respektivisht Marseja dhe Beshiktashi nuk paguan kluazolën e blerjes pas huazimin.

Agjenti italian menaxhon Romelu Lukakun. Po ashtu më parë njihej edhe për bashkëpunimin me trajnerin Antonio Konte.

Tek Asllani janë treguar dy klube që janë të interesuara për shërbimet e tij, por jo të gatshme të bëjnë çmenduri në merkato. Pikërisht Kaljari dhe Beshiktashi. Këtyre të fundit iu kërkuan 11 milionë euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×