Destinacion surprizë në merkato, askush nuk do e mendonte në fillim për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani do të shitet në këtë merkato vere nga Interi. Menaxheri i njohur italian, Federiko Pastorelo, u shfaq dje në selinë e klubit pasi duhet të dërgojë oferta për Asllanin.

Në Itali do të jetë e vështirë që të kënaqen kërkesat financiare të Interit. Ndaj dhe zhvillimet e reja mund të vijnë nga jashtë vendit.

Arabia Saudite është një destinacion i preferuar nga klubet për raste të tilla. Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Asllani u huazua fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktash.

Pavarësisht se paraqitja me klubin turk u konsiderua pozitive, Beshiktash nuk ishte i gatshëm të paguante 11 milionë euro për kartonin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×