
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, Xhoni Hitajn dhe Redion Rexhmatin, të arrestuar në flagrancë nga Policia më 3 korrik 2026.
Sipas vendimit të shpallur këtë të hënë, gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimet e tyre dhe ka pranuar kërkesën e Prokurorisë.Të tre dyshohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Redion Rexhmati akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në vendim, gjykata ka ngarkuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore, për ekzekutimin e masave të sigurisë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
Granit Pepnika, i njohur si koka i një rrjeti call center-ash u arrestua pak ditë më parë në Dhërmi, në një resort nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës. Pepnika ishte në kërkim për mashtrime me Call Center-at. Grupi i Pepnikës zhvati 50 mln € nga evropianët përmes Call Center-ave u godit në prill të këtij viti.
and then