Gjykata lë në burg Granit Pepnikën dhe dy të tjerë, të dyshuar për armëmbajtje dhe drogë

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 29-vjeçarin Granit Pepnika në akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, një akuzë e re pas asaj të “mashtrimit kompjuterik” përmes call canterave. 3 ditë më parë ai u arrestua në një vilë në Dhërmi, bashkë me 2 persona të tjerë, njëri prej tyre bashkëpunëtor në rrjetin e mashtrimeve call center.

Gjatë arrestimit, Pepnikajt iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis. Ndërkohë, para togave të zeza në Vlorë dolën edhe Xhoni Hitaj dhe Redion Rexhmati, të cilët po ashtu u lanë në masën “arrest në burg”.

Sipas hetimeve të deritanishme, Pepnika dyshohet se ishte një nga organizatorët e rrjetit të call centerave që mashtronte qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian, duke i bindur të investonin në platforma bursash të rreme.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga kjo skemë vlerësohet të jetë mbi 50 milionë euro. Për këtë vepër penale, ai ishte në masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, caktuar nga Gjykata e Tiranës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×