Tritol makinës në Shkodër/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

Një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në orët e para të mëngjesit në një automjet në fshatin Gimaj, në Shkodër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale L. F.. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×