“Brazili mund të eleminohej, por jo në këtë mënyrë”, Duro: Ancelotti do kritikohet, e pafalshme si…

Brazili i ka dhënë lamtumirën Botërorit pasi u mposht 2-1 nga Norvegjia. Kombëtarja nordike realizoi një nga surprizat më të mëdha të turneut, duke eliminuar pesë herë kampionët e botës dhe duke siguruar një vend në çerekfinale. Në Botërori Amerikan, trajneri Shpëtim Duro tha:

“Ne e kemi thënë që këto janë ndeshjet. Më shijuan shumë ndeshjet, goditja më e madhe është eleminimi i Brazilit. Futbolli europian është një hap përpara në shumë gjëra.

Ne e dijmë që Brazili dominon, e ndërtoi lojën pragmatistike më herët. Është kritikuar për disa zgjedhje. Mënyra si kishte përqëndruar lojën te mbrojtja, nuk di çfarë të thëm.

Brazili ka patur oshilacione, ekipi më në formë ishte Norvegjia. Unë e thashë dje që Norvegjia është ekip i mirë, bën një lojë në të gjitha dimensionet. Është ekip që luan mirë taktikisht në mbrojtje. Ancelotti do kritikohet, Brazili mund të eleminohej si Meksika, por me një lojë të tillë, nuk mund të ndodhë”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×