Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja ka triumfuar 0-1 ndaj Portugalisë duke prerë një biletë për në çerekfinalen e botërorit.

Spanjollët treguan dëshirë të madhe dhe iu afruan disa herë golit të avantazhit, por nuk ia dolën dot.

Edhe të besuarit e Martinez patën rastet e tyre, ku Cristiano Ronaldo u shfaq kërcënues fillimisht, ndërsa më pas, Nuno Mendes u ndal vetëm nga shtylla, pas një devijimi.

Në pjesën e dytë, ekipi i De La Fuentes zgjidhi takimin në të 90-tën me një gol të Merino.

Spanja do përballet me fituesin e USA-Belgium në çerekfinale. Në krahun tjetër, mbyllet këtu botërori për Ronaldon.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×