
Brazili u eleminua nga Norvegjia në fazën e 1/8, me kampionët e botës që u larguan më herët nga sa pritej. Një eleminim që shkaktoi shumë zhurmë, sidomos nga mediat që nuk ngurruan të shigjetonin edhe trajneri Carlo Ancelotti. Megjithatë federate braziliane nxitoi ti hedh ujë zjarrit duke e konfirmuar italianin në detyrë.
Megjithatë për të kuptuar se diçka nuk shkon në këtë Brazil sigurisht që nuk duhej humbja me Norvegjinë.
Ndër kritikuesit e parë lidhur me performancën e përfaqësueses braziliane, ishte ish sulmuesi legjendar i këtij ekipi Ronaldo Nazário. “Duhet të jem i sinqertë. Mendoj se ky eliminim fillon me vendimet e marra në stol”, tha “R9”.
Kritikat e sulmuesit legjendar nuk mbaruan me kaq: “Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në histori, por ndaj Norvegjisë bëri shumë gabime”. Mes të tjerash “Fenomeni” pranoi se skuadra e Brazilit vuante shumë në mesin e fushës, ku si fillum duhej bërë puën për të evidentuar lojtarë të rinj. “Mendoj se ekipi aktual kurrë nuk ka qenë në rrugën e duhur. Për të futur në shina këtë ekip duhet shumë punë”, tha Ronaldo.
Fjalë të rënda, të dale nga goja e dikujt që në token braziliane shikohet si perëndi. Pritet të shikohet se nëse fjalët e Ronaldos do të kenë ndikim në të ardhmen në marrëdhënien mes Ancelottit dhe federates braziliane të futbollit, e mbi të gjitha nëse tekniku italian do të replikojë ndaj kritikave të marra apo jo.
and then