Wimbledon/ Djokoviç ndeshje “thriller” ndaj Aliassime, serbi siguron gjysmëfinalen pas 5 orë e 15 minuta lojë

Tenisti italian Jannik Sinner dhe ai serb Novak Djokovic janë dy gjysmëfinalistët e parë të grand slam-it të Wimbledon. Të dy dolën fitues në sfidat e para çerekfinale. Sinner, numri 1 në botë, fitoi 3-0 (7-5, 7-6, 6-3) ndaj gjermanit Jan-Lennard Struff.

Ndërkohë spektakolare dhe shumë më e vështirë ishte fitorja e tenistit serb Djokovic, që fitoi pas 5 setesh ndaj kanadezit Felix Auger Aliassime (7-6, 6-3, 6-3, 6-7, 7-6). 5 orë e 15 minuta iu deshën Djokoviç, për të triumfuar ndaj kanadezit Aliassime, ndeshja më e gjatë ndonjëherë e fazes çerekfinale në Wimbledon. Në këtë sfidë u regjistruan plotë 3 Tie-Break, ndërsa eksperienca e 39 vjeçarit serb ishte vendimtare në setin e fundit.

Te femrat, sfida e parë gjysmëfinale është ajo mes amerikanes Coco Gauff dhe çekes Karolina Muchova. Në sfidën e parë çerekfinale, Gauff mundi 2-1 patrioten e saj Jessica Pegula (4-6, 6-3, 6-3). Në takimin tjetër, çekja Muchova mposhti 2-0 (7-6, 6-4) japonezen Naomi Osaka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×