
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, gjatë të cilit u zbulua një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark”, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, pronari i lokalit, Z. T., 56 vjeç, dhe G. E., 33 vjeç.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre telefona celularë që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Ndërkohë, 33-vjeçari u kap në flagrancë brenda lokalit, teksa po vendoste baste sportive përmes telefonit celular.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Vendtakimi”.
Zbulohet një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark”, i përshtatur për përdorim/shitje të lëndëve narkotike dhe për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihen në pranga 2 shtetas: pronari i lokalit dhe një shtetas që u kap në flagrancë, duke vënë baste sportive.
Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 3 celularë që përdoreshin për lojëra fati.
Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të vënies së tyre në dispozicion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Vendtakimi”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. T., 56 vjeç dhe G. E., 33 vjeç.
Gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit të 56-vjeçarit, në bulevardin “Zhan d’Ark”, u gjetën sasi Cannabisi dhe 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive. Ndërkaq, 33-vjeçari u kap në flagrancë, në ambientet e lokalit, duke vënë baste, me celular.
and then