“Të mos përdoren tabulatet e zbardhura nga telefoni im”/ Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme

Ish-deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) shpalljen të papërdorshme të tabulateve të zbardhura nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar gjatë hetimeve.

Në seancën gjyqësore, Kryemadhi ka pretenduar se marrja e të dhënave nga telefoni i saj është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi në kohën kur është kryer sekuestrimi ajo ka mbajtur mandatin e deputetes.

Sipas saj, një provë e marrë në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor.

“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi përpara gjykatës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×