Durrës/ Plagosi me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Një plagosje brenda familjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit, ku një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një sulmi me mjet prerës nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacionit paraprak nga policia, ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 16/1. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e banesës, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

Pas ngjarjes, 32-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve për trajtimin e plagëve të marra.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim shtetasin Xh. K. dhe po kryejnë kontrolle intensive me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×