Me armë në dorë i afrohet dyqanit dhe qëllon drejt gruas, dalin pamjet e krimit në familje në Shkodër. Burri gjakftohtë, lëvizjet jashtë banesës

Vrasës gjakftohtë! I tillë është rasti i Shtjefën Ziçit, i cili ekzekutoi dje me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardha Ziçi. E gjithë skena e krimit është filmuar në kamerat e sigurisë, ndërkohë që banesa e çiftit shkodran ishte pajisur me disa të tilla në ambientet e jashtme.

ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, por për arsye etike agjencia e lajmeve nuk i publikon. Në pamjet në fjalë, shfaqet Ziçi që hyn në banesë, teksa del pak sekonda më vonë me një çifte në dorë. Ndërkohë, në qetësi të madhe, hap derën kryesore të oborrit të banesës dhe sheh nëse njeri jashtë saj dhe më pas hyn i armatosur në derën që të çon në biznesin që çifti kishte. Në sfond dëgjohen dy të shtëna, të cilat rezultuan fatale për Bardhën, nënën e dy fëmijëve të tij. Fill pas aktit të rëndë, 62-vjeçari del me qetësi nga dera e biznesit ku shihet teksa komunikon me dikë në telefon.

Ndonëse autori ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerëve të policisë, ku gjatë arrestimit pranoi vrasjen dhe më vonë deklaroi se kishte vrarë padashje të shoqen, kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të rritur, djali që jetonte në Kanada dhe një vajzë që jetonte po në Shkodër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×