“Ky repart, qershia mbi tortë”, Çutra vlerëson Francën: Po funksionon si një ekip që po shkon drejt finales

I ftuar në Botërori Amerikan, gazetari Igli Çutra vlerësoi në maksimum Francën, si një nga skuadrat që mund të fitojë Botërorin.

“Sulmi është qershia mbi tortë e një skuadre që ka funksionuar më së miri. Franca dominon në pjesën më të madhe të kohës, nuk e kemi parë ndonjëherë në vështirësi. Janë vetëm 3 fragmente kur Franca ka vuajtur.

Një mënyrë loje e veçantë, Deschamps ka vendosur një disiplinë. Franca po funksionon si një ekip që po shkon drejt finales. Unë them që sulmi po bën të mundur që edhe pikat e tjera që nuk janë të forta, të funksionojnë”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×