Posta në Yrshek grabitet nga persona të paidentifikuar/ Dyshohet se në pakot e marra ka sende të paligjshme. Gjendet një makinë e djegur

Katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare në Yrshek.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10. Pas marrjes së pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet se çfarë përmbanin pakot e grabitura, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

Burime bëjnë me dije se hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme, por kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe pritet të konfirmohet pas verifikimeve.

Ndërkohë, Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e katër autorëve.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve, ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×