E vërteta e kartonit të kuq të Paredes, sqarimi i FIFA-s

FIFA ka sqaruar se Leandro Paredes nuk është ndëshkuar me karton të kuq pas incidenteve të ndodhura në përfundim të finales së Botërorit, pavarësisht raportimeve të mëhershme.

“Nuk ka pasur anulim të një kartoni të kuq. Sepse nuk ka pasur karton të kuq. Ai u shfaq gabimisht në sistemin informues të komentatorëve të FIFA-s dhe më pas u fshi”, ka sqaruar FIFA.

Gjithsesi, vlen të theksohet se veprimet e papërshtatshme dhe sulmet fizike të kryera nga lojtari argjentinas, Paredes ndaj kundërshtarëve pas takimit, vijon të mbetet subjekt hetimi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×