EMRI/ Pjesë e grupit që transportonte tonelata drogë nga Brazili e Ekuadori, dorëzohet në polici i shumëkërkuari nga SPAK

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, i kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Vënia e tij në pranga u bë pasi ndaj Nazmi Shahini alias Drazhi, Gykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest në burg.

Sipas SPAK, grupi ku ai bënte pjesë ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe ka trafikuar në total 8.1 ton drogë, si kokainë e kanabis.

Droga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×