Zjarri përhapet me shpejtësi/ Rrezikohen disa banesa, situata kritike në fshatin Pocest në Dibër

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër.

Flakët kanë rrezikuar disa banesa dhe vila pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Për shuarjen dhe izolimin e vatrës janë angazhuar punonjës të Bashkisë Dibër, forcat zjarrfikëse, si edhe banorë të zonës.

Në vendngjarje ndodhet edhe kryetarja e Bashkisë Dibër, Rahime Spahiu, e cila po ndjek nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e flakëve.

Prej më shumë se dy orësh, forca të shumta po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij drejt banesave. Operacioni vijon, ndërsa situata mbetet nën monitorim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×