VIDEO/ 150 mjete të djegura dhe disa hektarë pemëtore të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri në Selenicë

Një ditë pas zjarrit masiv që përfshiu fshatin Peshkëpi në Bashkinë Selenicë, kamera e News24 është rikthyer në zonë për të parë nga afër pasojat e flakëve.

Pamjet tregojnë dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të tëra me pisha, ku në shumë vende trungjet vazhdojnë ende të nxjerrin tym. Zjarri ka përfshirë gjithashtu vreshta, pemëtore dhe kultura të tjera bujqësore. Mes dëmeve të evidentuara janë edhe disa pemë arre të djegura, pronë e një banori të zonës.

Flakët kanë përfshirë edhe një pikë këmbimi për pjesët e automjeteve, ku janë djegur rreth 150 mjete, jo në funksion. Sipas banorëve, pronari i këtij subjekti nuk ndodhej atje në momentin kur shpërtheu e zjarri, ndërsa vënia në kontroll e flakëve nga ekipet e emergjencave ishte e vështirë, pasi Bashkia e Selenicës disponon vetëm një automjet zjarrfikës. Për shkak të përmasave të flakëve, në ndihmë mbërritën edhe forca zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara qw punuan për disa orë për të lokalizuar vatrën.

Banorë i bëjnë thirrje Bashkisë Selenicë të verifikojë dëmet në terren, duke shpresuar kështu për dëmshpërblim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×