
Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar dy viktima mëngjesin e sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës Paleokomit, në Serres. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip makinë pasagjerësh është përplasur me një kamion, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në automjet, një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë nga Shqipëria. Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.
Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.
and then