
Barcelona kërkon të vë në jetë një tjetër kryevepër në këtë merkato vere, kërkon me çdo kusht të rikthejë në Spanjë futbollistin më të mirë të Botërorit “FIFA2026”, Rodri. Pasi morën pëlqimin nga lojtari, drejtuesit e klubit blaugrana paraqitën ofertën e parë zyrtare në derën e Man.City, 45 milionë euro kesh, plus 5 të tjera në formë bonusesh, por kjo ofertë u refuzua menjëherë nga “qytetarët” që e vlerësojnë kartonin e tij me 65 milionë euro.
Pavarësisht kësaj oferte, në Spanjë dhe Angli, mediat janë të sigurta, Rodri do të veshë fanellën blaugrana këtë verë pasi edhe drejtuesit e Man.City nuk dëshirojnë ta humbasin falas pas një viti.
Me largimin e Pep Guardiola-s, Man.City pritet t’i nënshtrohet një reformimi të ndjeshëm ku lëvizjet e para pritet të jenë në mesfushë. Jo vetëm Rodri, me “valixhe në duar” është edhe Reijnders, me mesfushorin holandez që nuk bën pjesë në planet e Marsecas. Trajneri i ri i Man.City ka vetëm një dëshirë në lidhje me mesfushën, Enzo Fernandez.
Sipas Sky Sport, Enzo Fernandez prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Chelsea, por objektivi i tij kryesor është të transferohet te Real Madrid. I vetmi që mund ta bëjë të ndryshojë mendim është pikërisht Enzo Marseca, trajneri më të cilin punoi te Chelsea. Pengesë në këtë pikë janë pikërisht blutë e Londrës, është e vështire që mesfushori argjentinas të largohet nga Chelsea, skuadër që janar të vitit 2023 investoi një shifër rekord prej 121 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Benfika.
and then