Kanabis, dhunë në familje dhe kanosje, arrestohet 42-vjeçari në Fier (EMRI)

Fier

Policia e Fierit bën me dije se një 42-vjeçar banues në Bulqizë ka rënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë Shpëtim Vizani.

Gjithashtu po nga këto struktura nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K.Sh pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta 81-vjeçarin T.N.

Sakaq nga autoritetet në Lushnje është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasin S. B., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tij, shtetasit M. B.

Njoftimi-DVP Fier

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga veprimet hetimore  dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi Sh. V.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., banues në Seman, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta shtetasin T. N., 81 vjeç.

Lushnjë-njoftim-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasin S. B., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tij, shtetasit M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×