
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.
Në Lezhë u arrestua në flagrancë 33-vjeçari Mark Përdoda, banues në Lezhë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan 5 kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak.
Ndërkohë, në Kurbin u arrestua 48-vjeçari Gentjan Koprelli, banues në Mamurras, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Gjatë kontrollit në banesën e Koprellit, policia gjeti të fshehur një automatik me fishek në fole dhe municion luftarak.
Policia bën me dije se arrestimet u kryen pas njoftimeve për raste të dhunës në familje dhe pas veprimeve të shpejta operacionale nga strukturat e Policisë së Lezhës dhe Kurbinit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftim i plotë:
Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre në Lezhë dhe Kurbin, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas.
Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra me fishek në fole) dhe municion luftarak.
Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin në banesa sendet e kundërligjshme.
I arrestuari në Lezhë dhunoi bashkëshorten e vëllait, ndërsa i arrestuari në Kurbin dhunoi babanë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:
-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi Mark Përdoda 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.
-Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi Gentjan Koprelli 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
and then