
Policia ka mundur të arrestojë personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në Elbasan.
Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe, bazuar në dëshmitë e personave të pranishëm dhe pamjet e kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe lokalizuar autorin e dyshuar.
Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e motivit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.
and then