Vllaznia dhe Vora shënojnë 4 gola në miqësore, mbyllin përgatitjet për sezonin në “Loro Boriçi”

Vllaznia dhe Vora kanë mbyllur përgatitjet për sezonin e ri me një miqësore mes tyre të luajtur sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Në ndeshjen e sotme, trajnerët Martinin dhe Bellaj kanë testuar lojtarët si pjesë e konsolidimit të formacioneve për ndeshjet e radhës që do t’i shohin që nga java e ardhshme të marrin pjesë në Superiore.

Shkodranët shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të penalltisë së Balajt dhe pastaj Muratajn, ndërsa Karrica shkurtoi diferencën para pushimit të sfidës, teksa vorakët shpërdoruan edhe mundësi të tjera shënimi, sidomos në pjesën e dytë, të ndalur nga Jukaj.

Megjithatë, vorakët ia dolën të shënonin golin e barazimit 2-2, me shifrat që rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare të ndeshjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×