
Katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, Himarë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:20, katër shtetas janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore Himarë për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se XH.I., 40 vjeç, A.O., 38 vjeç, M.M., 25 vjeç dhe A.D., 18 vjeç, kanë pësuar djegie pasi kanë rënë në kontakt me benzinë gjatë riparimit të motorit të skafit.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
and then