VIDEO-EMRAT/ Katër persona pësojnë djegie gjatë riparimit të motorit të një skafi në Himarë, transportohen në spital

Katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, Himarë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:20, katër shtetas janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore Himarë për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se shtetasit Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu, kanë pësuar djegie pasi kanë rënë në kontakt me benzinë gjatë riparimit të motorit të skafit.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×