
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti në një intervistë në “News24” foli për protestën që zhvillohet në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama.
Protesta sot hyn në ditën e 81 dhe qytetarët shprehen të vendosur se revolta do të vijojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
Gjatë intervistës, Ahmeti tha se protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane
“80 ditë në shesh nuk është shuar asnjë lule. Kjo masë njerëzish ka zgjuar ndërgjegjen europiane. A janë koshient që krejt mediat botërore janë këtu. Kam parë shumë media që me nuhatjen time janë shërbimet të mediave partnere”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, u shpreh se protesta ka kaluar në një moment historik për kombin.
“Shkon në një vend për të kaluar pushimet dhe kthehesh me arkivol. Të kujtojmë këtu edhe goditjen e shefit të krimeve në Sarandë, që ishte shumë e rëndë. Si mund të rrihet shefi I krimeve të një komisariati. Kolona kryesore e policisë janë antikrimet. Pra diçka nuk po funksionon. Dhe përgjegjës kryesore për këtë është politika. Ne jemi në shesh dhe i themi se jemi me policinë. Politika po e përdor edhe tani. Do të vijë momenti që do t’i themi me emra personat që janë duke u përdorur nga politika. Por sot janë momente historike të kombit tonë…Ne jemi absolutisht kundër dhunës. Balla na quajti terrorist dhe është një fjalë shumë e rëndë, nuk e di në çfarë gjendje e ka thënë pavarësisht se është nën presion. Është tërmet vertikal. Është e papranueshme, çdo politikan që fyen protestuesit me terma të tillë, terrorist është jashtëzakonisht shumë i rëndë. Nuk jemi rrëzimin e rendit kushtetues…Kërkojmë vetëm që rregullat e lojë të jenë të barabartë dhe jo të luajmë basketboll me këmbë. Besoj që kokat e nxehta janë freskuar në gusht. Por kur t’u vijë uragani do të jetë shumë vonë. Zoti Kulla e ka thënë nëse vjen populli, i tortës…Ne nuk duam të vijë populli i tortës”, tha ai.
and then