
Ernest Muçi është shfaqur në stërvitjen e fundit të Trabzonsporit para ndeshjes kundër Ferencvaroshit në play-off të Ligës së Europës. Një lajm që ka mbajtur me shpresë tifozët e skuadrës turke që e shohin atë si një nga elementët kryesorë të ekipit.
Por, sipas asaj që mësohet në mediat turke, trajneri Fatih Teke ka vendosur që të mos rrezikojë një nga yjet e skuadrës, i cili pritet të ndihmojë ekipin të luftojë për objektiva të rëndësishëm.
Muçi është përfshirë në punë graduale me grupin dhe kjo nuk do të thotë që ai do të aktivizohet në këtë sfidë.
Për më tepër, pritet që ai të mos ketë minutazh, apo të ketë të tillë të kufizuar edhe në kampionat me Bashakshehir në fundjavë. Mediat turke kanë mësuar se objektivi real i klubit është që të kenë Muçin në formë sa më optimale për ndeshjen e kthimit ndaj Ferencvaroshit javën e ardhshme në Hungari, pasi e shohin atë ndeshje si vendimtare për klubin në këtë sezon.
Të ardhurat nga Liga e Europës tejkalojnë ato të Ligës së Konferencës, ndaj në klubin turk, që ka bërë investime shumë të rëndësishme gjatë verës, e shohin si prioritet kualifikimin në fazën në grupe të këtij turneu. Me Muçin, i cili pritet t’i ndihmojë në këtë objektiv.
and then