Pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga Jetmir Pepa/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja që do të vendosë nëse ndaj tij do të vijojë masa “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo do të caktohet një masë më e lehtë sigurie.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×