Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO)

Nga altari në fushë duke bërë atë që di më mirë, të shënojë. C.Ronaldo vijon aty ku e mbylli edhe këtë sezon të ri në Arabinë Saudite, gjen menjëherë rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij të parë. Legjenda portugeze u hodh në fushë në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 0-3 në favor të Al Nassr, ndërsa në fundin e ndeshjes, në minutën e 85-të u shërbye në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi golin e katërt për Al Nassr.

Ky ishte goli i tij i 977 në karrierë duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit të fund në karrierë, të kap kuotën e 1 mijë golave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×